Një 23-vjeçare që ka një të dashur 69-vjeçar, insiston se “ky ishte fati i saj”!

Një grua 23-vjeçare, i dashuri i së cilës është 46 vjet më i moshuar se ajo, ka pohuar se ishte fat i saj që ata u takuan në Tinder.

Pronare e biznesit, Najee Martin, 23 vjeçe dhe pronari i pasurive të patundshme, Charles Sciberras, 69 vjeç, të cilët të dy jetojnë në New York, u dashuruan pasi panë njëri-tjetrin në Tinder vitin e kaluar.

Charles, me origjinë nga Valletta, Maltë, “i rrëmbeu zemrën” Najee, me origjinë nga Kingston, Xhamajka, që nga takimi i tyre i parë dhe ata kanë qenë të pandashëm qysh atëherë.

Pavarësisht se familjet e tyre ishin skeptikë për marrëdhëniet e tyre në fillim, çifti me qendër në New York insistojnë se ishte fat që ata gjetën njëri-tjetrin.

Ndërsa janë të ngazëllyer për të ardhmen e tyre së bashku, Najee këmbëngul se ata nuk do të kenë fëmijë.

“Ne u tërhoqëm shumë nga njëri-tjetri nga dita e parë dhe tani nuk mund të qëndrojmë larg njëri-tjetrit. Edhe pse ekziston një dallim në moshë, ne nuk e kemi problem fare”.

Najee thotë se personalitetet e tyre intelektuale që përputheshin, rritën tërheqjen e tyre të ndërsjellë dhe ata kanë mësuar të injorojnë shikimet e pakëndshme nga të huajt.