Nisma: Do të garojmë të vetëm në zgjedhje

Menjëherë pasi lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit, partitë politike kanë nisur të përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Në këtë drejtim subjektet politike kanë filluar diskutimet e brendshme për koalicionet e mundshme parazgjedhor.

Edhe Nisma Socialdemokrate, sikurse partitë e tjera, ka konsideruar se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Nisma Socialdemokrate tashmë e ka qëndrimin e saj, të cilin e ka dhënë kryetari i partisë Fatmir Limaj, që është nga momenti i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe duhet të respektohen të gjitha procedurat”, ka deklaruar Valdete Dushica-Bajrami, shefe e kabinetit të Fatmir Limajt, për Zërin.

Nisma Socialdemokrate sipas saj ka qenë dhe është e gatshme për procesin e zgjedhjeve, ndaj Dushica-Bajrami është shprehur e bindur se ky subjekt do të dalë më fuqishëm se kurrë nga zgjedhjet e reja. Ndonëse në zgjedhjet e fundit ka garuar në koalicion, ish-deputetja e Nismës ka thënë se ky subjekt këtë herë do të garojë i vetëm.

loading…