Seriali komik
Nisin xhirimet për sezonin e ri të “O Sa Mirë”, anulohet për një kohë të pacaktuar edicioni i paraparë për diasporë
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e “O Sa Mirë” në Instagram, të cilët kanë publikuar një fotografi të aktorëve gjatë xhirimeve.
Nuk mungoi edhe një fotografi nga aktori Jeton Zogiani, i cili në këtë serial luan rolin e ‘Hakiut’ nga Drenica.
Përndryshe, në këtë sezon është konfirmuar edhe rikthimi i aktores nga Shqipëria, Jana Hajdari, që do të luajë rolin e profesoreshës së fizikës.
Ishte përfolur se “O Sa Mirë” do të realizonte edhe një maratonë serish të veçanta në diasporë, gjë e cila mesa duket është anuluar.