Nisin të mblidhen protestuesit në Rudarë

Me vetura e autobusë janë duke u mbledhur serbët e veriut në Rudarë ku pritet të mbahet protestë.

Protesta e cila është paralajmëruar pritet të nis nga ora 12.

Në veri ndërkaq ka forca të Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën flet për protestën e sotme të paralajmëruar në veri të Mitrovicës.

“Duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”.