Ka filluar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në këtë takim përveç tyre po marrin pjese edhe shefat e grupeve parlamentare, Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosja dhe Abelard Tahiri nga PDK-ja.
Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legjislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.
Pas takimit pritet të ketë konferencë për media.









