Nis takimi i Kurtit me Lajçakun e Escobarin

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vizita e tyre, ka për qëllim gjetjen e një zgjidhje për situatën aktuale të krijuar në veri të Kosovës.

Emisarët ndërkombëtarë do të qëndrojnë në Kosovë edhe të martën ku pritet të takojnë edhe presidenten Vjosa Osmani.

Ata gjithashtu do të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Ndërkohë që pas përfundimit të vizitës në Kosovë, ata do të shkojnë për vizitë edhe në Serbi.