Nis shpërndarja e thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut

Sot ka filluar shpërndarja e thëngjillit falas për punonjësit e KEK-ut.

Lajmi u konfirmuar nga Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës përmes një shkrimi në “Facebook”.

Kujtojmë që së fundi Qeveria e Kosovës ua ka lejuar punëtorëve të KEK-ut që të marrin thëngjill falas.

Këtë e ka bërë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit i ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, si masë për parandalimin e ndotjes së ambientit.