Nis seanca e Kuvendit pas një ore vonesë

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë të niste në orën 10:00, ka nisur para pak çastesh.

Seanca ka nisur me një orë e 15 minuta vonesë, kurse aty priten që të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe projektligjin për pagat në sektorin publik, e gjithashtu edhe Propozim-vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019.

Po ashtu, si pikë tjetër e rëndësishme është shqyrtimi i Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. /Ballkani.info