Nis protesta kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë

Nën organizim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës po protesohet para objektit të Kuvendit Komunal të Kamenicës për të kundërshtuar mbylljen e shkollave në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

Protestuesit po mbajnë në duar pankartat si” I duam shkollat tona”, SHFMU “Hasan Prishtina nuk shuhet”, “Busavata i thotë jo mbylljes së shkollës”, etj.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marrë vendim për mbylljen e 19 shkollave të kësaj komune në emër të reformave në arsim, të cilat janë kundërshtuar ashpër nga banorët e kësaj ane por edhe SBASHK-u.

loading…