Nis pastrimi i bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërtimore (FOTO)

Let’s Do It Kosova ka filluar një aksion për pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërimore, që janë bërë shkaku i rrënimit të objekteve.

Nga lokacioni i parë janë larguar katër kamionë me mbetje ndërtimore, derisa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Po ashtu këtë aktivitet e kanë përkrahur edhe inspektorati qëndror si dhe Komuna e Podujevës, njofton Let’s Do It Kosova përcjellë Klan Kosova.

Let’s Do It Kosova do të vazhdojë edhe ditëve të tjera edhe me lokacione tjera tek Liqeni i Batllavës.