Nis ngrohja qendrore në kryeqytet

Pak më herët se që ishte paraparë, ngrohtorja e kryeqytetit nisi ngrohjen.

Për nisjen zyrtare, i pranishëm në mjediset e Termokosit ishte edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Nga aty ai njoftoi edhe për ndërtesat në disa lagje të Prishtinës që pritet të lidhen për herë të parë.

Me ngrohje qendrore parashihet që të përfshihet rreth 25 për qind e njësive banuese në kryeqytet.

Rama njoftoi edhe për disa ndërtesa në disa lagje të Prishtinës, si Ulpiana, Arbëria, Bregu i Diellit dhe Mati 1, ku pritet të lidhen me ngrohtoren për herë të parë derisa kryeshefi i Termokosit kërkoi nga konsumatorët të paguajnë borxhin që e kap shifrën prej 16 milionë eurosh.