Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ka nisur puna për ndërtimin e rrugës dhe shetitores që do t’i lidhë fshatrat Tërrnje, Studençan dhe Nëpërbisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muharremaj ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për banorët e këtyre zonave, duke thënë se infrastruktura moderne është një prej prioriteteve kryesore të komunës.

“Rruga dhe shetitorja që i lidhë fshatrat Tërrnje – Studençan – Nëpërbisht,” ka shkruar ai, duke ndarë edhe pamje nga punimet në terren.

Ky projekt pritet të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe të krijojë një hapësirë të re rekreative për qytetarët, duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin lokal dhe mirëqenien e komunitetit