Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të vendoset data për seancën e re plenare.

Në kryesi sërish për shqyrtim janë një mori projektligjesh dhe rezolutash që për to në seancat e kaluara nuk ka pasur vendimmarrje.

Aty pritet të trajtohet sërish votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së dhe votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.Ndërsa, tek përgatitjet për seancën e re plenare pritet të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare.