Nis karvani i vaksinimit kundër gripit sezonal dhe COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se sot do të fillojë karavani i vaksinimit.

Sipas MSh-së, ky është aktivitet shtesë njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve.

Kosovarët mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese.

Objektivat e karvanit të vaksinimit janë:

  • Inkurajimi i qytetarëve për vaksinim kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik;
  • Sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe;
  • Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.

Gjatë këtij organizimi, përveç vaksinës kundër gripit sezonal, siç ka informuar ministria, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.

Karvani do të fillojë më 22.12.2022 në komunën e Fushë-Kosovës, për të vazhduar edhe në komunat e tjera të Kosovës.