Nis heqja e barrikadave në Rudarë

Tre kamionë deri më tash janë larguar nga rruga që çon për në pikën kufitare në Jarinjë.

Kështu ka raportua ekipi i t7,të cilët po qëndrojnë në vendin ngjarjes.

Qeveria e Kosovës dje pas një takimi me abasadorin amerikan, ku e pranishme ishte edhe presidentja Osmani, mori vendim që të shtyhet për një muaj vendimi për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Këtë vendim qeveria nuk e ka zbatuar, pasi kërkesë ishte që më 1 gusht të largohen të gjithë kamionët dhe automjetet tjera nga rrugët që çojnë për një dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak.