Nis ceremonia për pritjen e Pendarovskit
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. Në vend, tashmë ka nisur ceremonia për pritjen e tij.
Pendarovski do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.
Në fund të takimit do të mbajnë konferencë për media.
Pendarovski do të takohet edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë