Nis ceremonia e varrimit të policit Izet Demaj

Në prani të shumë qytetarëve ka nisur ceremonia e varrimit të policit Izet Demaj, në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Para arkivolit të Demajt të parët kanë bërë homazhe nëna, gruaja dhe dy vajzat e tij.

Më pas bashkëluftëtarë të Demajt në kohën e UÇK-së nga Brigada 138 “Adem Ramadani”, kolegë policë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, e shumë qytetarë.

Pas homazheve, para të pranishmëve do të ketë fjalime. Deri tani është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas agjendës, varrimi i Demajt do të bëhet në ora 14:30.