Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lulzim Nika ka njoftuar se kanë vizituar fshatrat Abri dhe Tërdec.
Nika përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo trevë ka qenë shtyllë e rezistencës së armatosur gjatë gjithë historisë së shek. XX, por edhe luftës çlirimtare të UÇK-së.
“Andaj natyrshëm vjen edhe përkrahja për PDK-në, meqenëse PDK-ja është vazhdimësi e idealeve të UÇK-së.Duke vlerësuar lart kontributin e tyre në luftë, i sigurova banorët e kësaj ane se votimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës (të çfardo qeverie qoftë) do ta kushtëzoj me zbatimin e projekteve zhvillimore për Drenasin dhe Drenicën, duke ndikuar në mirëqenien e banorëve të kësaj ane”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:







