Ngritet aktakuzë për ish’ministrin e Shëndetësisë, dyshohet që ngacmoi seksualisht një të mitur

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër ish’ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq, për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.

 Sipas aktakuzës, Baliq me datë  12 gusht të këtij viti , në  ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës,  cyt të dëmtuarën  që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrinë të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë , e me pas e raporton rastin  në Policinë e Kosovës.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri  ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin t’a shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.