Ngritet aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për  “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare” .

Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në konfirmimin e saj.

Ndryshe, vepra penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare” nga neni 430, paragrafi 2, të Kodit Penal, është e dënueshme  me gjobë dhe me burgim prej gjashtë  muaj deri në tri vjet.

Kjo vepër hyn në kuadër të kapitullit “Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës