Aktorja

Ngjyra e kuqe sa i ngjanë, Arbnorës

Aktorja dhe modelja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj, së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, e veshur me një fustan të kuq duke treguar linjat e saj perfekte.

Ajo të mërkurën ka festuar ditëlindjen, ku u suprizua nga vëllai i saj.

Arbnora e cila ka filluar karrierën e saj si modele, ka treguar gjithmonë bukurinë e saj përmes rrjeteve sociale, si dhe duke dalë e para në disa evente të bukurisë, shkruan Indeksonline.

Kohët e fundit, ajo ka vazhduar karrierën e saj në Turqi si aktore, duke u bërë një aktore në seriale turke me aktorë mjaft të njohur të kinematografisë turke.