Ngjarjet që janë planifikuar për sot

​Ngjarjet e datës 13 nëntor:

Ambasada Britanike në Prishtinë organizon ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar. (Sheshi Edit Durham-afër Hotel Grandit, ora 10:30)

Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) organizon shfaqjen e filmit “Fusha e Mëllenjave”, të regjisores Arzana Kraja, në përvjetorin e tretë të ndarjes nga jeta. Me këtë film do të hapet Muaji Evropian i Filmit. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 19:00)