Ngjarjet që do të zhvillon sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 9 tetor

Mbahet takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

Partia FJALA mban konferencë kundër paradës së krenarisë (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e lansimit të grantit të performancës së komunave i cili organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Hotel Emerlad, ora 10:30)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta vizitojë objektin e qendrës së panaireve që gjendet në Bërnicë-Prishtinë për ta inspektuar gjendjen e këtij objekti (Objekti i qendrës së panaireve që gjendet në Bërnicë, ora 11:00)

Studentët e drejtimit të Biokimisë protestojnë lidhur me krijimin e kushteve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të kërkuara nga rektorati i UP-së për organizim të moduleve shtesë për licencim (Para Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e kryetarit të komunës, ora 11:00)

TIKA përuron “Projektin e Pajisjes me Inventar dhe Instalimi i Dhomës Senzorike në Qendrën e Shoqatës Autizmi” (Qendra e Shoqatës Autizmi, Qendra e Mjekësisë Familjare VIII-Arbëri, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

Mblidhet komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrat e PSD-së në lagjen “Arbëria”, ora 14:00)

Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit në bashkëpunim me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës organizon punëtori në Novobërdë ku do të ligjërojnë mjekë dhe ekspertë (Novoberdë, ora 14:00)

Mbahet ceremonia e varrimit të ish-gazetarit dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi. (Fshati Slivovë i Ferizajt, ora 15:30).