Paralajmërim
Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë
Këto janë ngjarjet më të rëndësishme që janë paralajmëruar për sot.
USAID-i në partneritet me IPKO Foundation do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vajzave (Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Aeroportin e Prishtinës, ora 09:00).
Free Libre Open Source Software Kosovo dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion do të zhvillojë sesionin informues rreth Platformës AntiCorr. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)
Mbahet konferenca përmbyllëse e projektit “Nxitja e një kulture demokratike dhe e diversitetit në shkolla” (Swiss Diamond, ora 10:00)
Dorëzohen dosjet e radhës ne Gjykatën Kushtetuese te Kosovës rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padive për kompensimin dëmeve te luftës (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmiut Vajzë, organizata PEN mbanë turnirin e futbollit të vajzave nga shkolla të mesme dhe fillore të Kosovës (Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina”, ora 10:15)
Shefja e zyrës së BE-së Natalyia Apostolova dhe Kryetarja e Associacionit të Gazetarëve të Kosovës mbajnë diskutim në lidhje me situatën mjedisore në vend (Shkabaj, Fabrika e Trajtimit të Ujit, ora 10:30)
Let’s Do It Kosova mban aksion pastrimi në afërsi të Liqenit të Batllavës (Liqeni i Batllavës, ora 11:00)
Mbahet ceremonia e hapjes se repartit të ri për përpunimin e farërave në fabrikën Agroelita (Fabrika për përpunimin e farërave, Agroelita në Klinë, ora 12:00)
Organizata Human Care në bashkëpunim me Friedrich-Ebert organizojnë aktivitet informues me rastin e Ditës Botërore të Mbipeshës (sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e bartjes së lëndëve nga stafi akademik pa titull të profesorit në Universitetin e Prishtinës (Para Rektoratit, ora 13:00)
Instituti Kosovar për Kerkime dhe Zhvillime të Politikave mban konferencën ndërkombëtare dhe lansimin e publikimit “Threats and Challenges to Kosovo’s Sovereignty” (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)
RTV Mitrovica dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë akademi përkujtimore me rastin e 5 vjetorit të vdekjes së Prof.Dr.Ramadan Kelmendit (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 14:00)
Fondacioni Jahjaga organizon diskutimin e hapur me temën “Luftimi i stigmës ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë” (Kino Armata, ora 17:00).