Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë

• 09:00 Ambasadat franceze dhe gjermane organizojnë një takim të iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjerman në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor. Mediet mund ta ndjekin hapjen e seancës nga ora 09:00-09:45 derisa në orën 16:15 mbahet konferenca për media. (Zyra e UNDP-së, Prishtinë)

• 09:30 Mbahet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare, kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj etj. (Instituti i Historisë, Prishtinë)

• 10:00 Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC), Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) organizojnë aktivitet për Ditën Botërore të Standardeve. Merr pjesë Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Libor Chlad, zëvendësshef i Seksionit për Bashkëpunim, Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së. (Hoteli Emerald, Prishtinë)

•10:00 Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2017; Shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve sh.a. Prishtinë për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 10)

• 10:00 Komuna e Prishtinës fillon fushatën ndërkombëtare “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)

• 10:00 Instituti GAP organizon konferencën në të cilën prezanton raportin “Zbatimi i MSA-së në nivel komunal – të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

• 10:30 Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temën “Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë: Tranzicioni 2020”. Panelistë janë: Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Nehat Idrizi, kryestar i Këshillit Gjyqësor i Kosovës, etj. (Qendra e konferencave “Orion”, Prishtinë)

• 11:00 Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi do ta vizitojë Komunën e Skenderajt, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH. (Hyrja e qytetit, afër zjarrfikësve)

• 11:00 Drejtori i Administratës në komunën e Gjilanit, Bardhyl Syla, mban konferencë për medie. (Zyra e kryetarit të komunës, Gjilan)

• 11:00 Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Projektligjit për Gjykatat; Shqyrtimi i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Shqyrtimi i Projektligjit për efiçiencën e energjisë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 204)

• 11:00 Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për kandidatët për kryesues të Bordit të ZRRE-së; Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Efiçiencë të energjisë; Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 303)

• 10:00- 11:00Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, viziton Klinën. Me këtë rast, Lekaj do ta përurojë rrugën e fshatit Potërq në ora 10:00. Ndërsa nga ora 11:00, ministri merr pjesë në fillimin e punimeve në Gjurgjevik të Madh. (Klinë)

• 12:00 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në tryezën e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ku do të diskutohet lidhur me Ligjin për TVSH-në dhe Ligjin e Punës dhe Pushimi i Lehonisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

• 12:00Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” parakalon në sheshin “Nëna Terezë”, me rastin e 550 – vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj. (Sheshi “Nëna Terezë”, Prishtinë)

• 13:00Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

• 13:00 Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe rrjeti KOSINT mbajnë takimin e parë publik me deputetë. Në këtë takim marrin pjesë edhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. (Salla 302, Kuvendi i Kosovës)

• 13:00 Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Referendum; Shqyrtimi i Raportit të Avokatit të Popullit në lidhje me organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale; Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për Produkte të Ndërtimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 10)

• 14:00 Shoqata e Mullisëve të Kosovës mban mbledhjen e Kuvendit të saj. Pas përfundimit të saj mbahet konferencë për medie ku përfaqësuesi i Shoqatës prezanton lidhur me temën “Faktorët të cilët kanë ndikuar dhe janë duke ndikuar në dëmtimin e industrisë së blojës së drithërave (mullisëve) të Kosovës’’. (Oda Ekonomike e Kosovës, Prishtinë)

• 18:00 Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në Universitetin Europian të Tiranës. (Objekti i Universitetit Europian të Tiranës)

• 20:00 Shkrimtari francez, Mathias Enard, do të mbajë një takim me publikun e Aleancës Franceze të Prishtinës, ku dhe do të nënshkruajë librat e tij. (Aleanca Franceze, Prishtinë)