Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare për gjenocidin serb në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj dorëzon lumin Lepenc tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

(Kyçja në Doganaj në Ferizaj, ora 10:00)

Zyra e BE-së organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit të binjakëzimit të BE-së “Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në akademinë politike dhe shkencore me rastin e 20-vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti. (Universiteti “Ukshin Hoti”, ora 11:45)

FKGK mban përvjetorin e tretë të lansimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban diskutimin mes qytetarëve dhe kryetarëve të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë, rreth deponisë regjionale të mbeturinave në Koshtovë. (Restaurant “Ibri” në Koshtovë të Mitrovicës, ora 14:00)

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi merr pjesë në diskutimin publik me qytetarët e Kamenicës për projektin “Hidrosistemi Kikë – Kremenatë”. (Ambientet e Komunës së Kamenicës, ota 13:00)

Promovohet libri “ Marketingu Politik”, i autorit Mustafë Pllana. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë punë në Policinë e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ora 15:00)

Mbahet tryeza përkujtimore kushtuar veprimtarit, Ukshin Hoti. (Instituti Albanologjik, ora 16:00).