Ngjarjet e rëndësishme

Ngjarjet e rëndësishme që do të ndodhin sot në Kosovë

Zhvillohen xhirot e radhës të Superligës Pingpong në kategorinë e meshkujve dhe femrave. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 23 vjetorit të dëbimit të Shqiptarëve të Kosovës “EKSODI’99” në Bllacë, hapet ekspozita e Asllan Krasniqit, me dy tema të ndryshme. (Qendrën Përkujtimore “Bllacë 1999”, në Hani i Elezit, ora 13:00)

Bëhet promovimi i dokumentarit “Okarina e Runikut” për nder të një vjetorit të vdekjes së Shaqir Hotit, kantautor, instrumentist dhe krijues i Instrumenteve muzikore. (Kino Armata, ora 16:00)

Vazhdon turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave të organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës. (Palestra ‘13 Qershori’ në Therandë)