Më poshtë ju sjellim të gjitha ngjarjet që janë planifikuar të zhvillohen sot.

09:00

Banorët e fshatit Zahaq të Pejës protestojnë kundër vënies së barrierave rrugore dhe heqjes së stacionit për ndaljen e autobusëve, nga Ministria e Infrastrukturës. (Zahaq, Pejë).

09:30

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin britanik nga Foreign Office në përbërje: Andreë Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit Analist. (Ndërtesa e Qeverisë).

10:00

“Friedrich Ebert Stiftung”, në bashkëpunim me “Anibar”, prezantojnë platformën “Kosova që ne duam”. (Kinema “Jusuf Gervalla”, Pejë).

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportet e auditimit për ndërmarrjet Posta e Kosovës, Telekomi i Kosovës dhe KRU “Prishtina”. (Kuvendi i Kosovës, Salla N302).

11:00

Komisioni për Zhvillim Ekonomik shqyrton Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203).

11:30

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shqyrtimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë).

13:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja etj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302).

14:00 – 16:00

Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në komunën e Suharekës.

Aktivitetet:

14:00 – Vizitë në Komunë;

14:30 – Vizitë në fabrikn e këpucëve “Solid”;

15:30 – Vizitë në fabrikn e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti”;

16:00 – Takim me biznese, Zona industriale, Shkolla Profesionale.

16:00

Instituti Columbus organizon bashkëbisedim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, në kundër të ciklit të intervistave të projektit “Monitorimi i Prokurimit për Sistemin e Sigurimeve Shëndetësore”. (Qendra e Konferencave “Orion”, Prishtinë).

19:00

Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit komunal për vitin 2020. (Shkolla e mesme “Xhelal Hajda”, Rahovec).

22:00

PriFest hap edicionin e radhës, me ç’rast shfaq filmin dokumentar “Mjaltë nga Shkëmbi” kushtuar heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).

23:00

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit organizon muzikë Hip Hop nga reperët Llumi & Blleki. (Parku i Qytetit, Pejë).