Ngjarje të tilla janë të rralla edhe në botë. 30 gra kosovare u mblodhën ditë më parë për të festuar 40 vjetorin e maturës. Një suprizë e tillë bëri që këto 30 shoqe të klasës së para 40 viteve të ritakoheshin në një vend të bukur të Kosovës. Në Radac u bënë bashkë maturantet e Shkollës së Mjekësisë “Desa Tomoviq”, siç quhej aso kohe kjo shkollë në Mitrovicë.
Të oganizuara nga Mire Zeqiraj Pajazitaj, maturantet e gjeneratës 1975-1979 kaluan çaste të mrekullueshme së bashku. Sipas fotografive dhe postimeve të bërë nga ato, vërehej malli dhe dashuria që e kanë kultivuar ndërmjet vete që 40 vjet.
E veçantë e këtij organizimi ishte edhe pjesëmarrja e drejtoreshës së atëhershme të shkollës, Hadije Hoxha.
Në postimin e bërë në Facebook nga Mirushja, përmenden gëzimi dhe lumturia që përjetuan 30 maturantet gjatë këtij ribashkimi.
“Shoqe të dashura, përrvjetori ynë Jubilarë, 40 vjetori i maturës , sot ishte aq madhështor sa vet 40 vitet tona të kaluara. Të gjitha shkëlqenin, gëzim, përmallime dhe biseda spontane… Surpriza ia shtoi madhështinë e këtij përvjetori të 40 të maturës. Duke filluar nga drejtoresha e shkollës Hadije Hoxha, unë Mirja e gjerë tek Mire Gegaj (dhe Besa Kamberaj ) ju falëmnderoi përzemërsisht qe ju përgjigjet ftesesës sime si organizatore e këtij manifestimi jubilar. JU FALËMNDEROI PËRZEMËRSISHT PËR KOHËN QE NDATË. Unë si e vetme nuk do ta kisha mundësi po mos të ishte prezenca juaj. Nuk është e lehtë në këtë moshë qe kemi me angazhimet e jetës e te familjes, të arrihet numri 30 i takimit tonë… Falë teknologjisë së këtij shekulli dhe DËSHIRËS TIME DHE PËRKUSHTIMIT QË PA ASNJË HEZITIM KAM ARRIT TA ARRIJË NUMRIN 30, TAMAN PËRAFËSISHT PO AQ SA KEMI QENË KLASA JONË E VITIT 1979. JU FALËNDEROI NGA ZEMRA TË GJITHAVE duke ju dëshiruar së pari shëndet dhe harmoni familjare, ju dua dhe ju falëmnderoi të gjithave veç e veç. Madhështia e këtij takimi i takon drejtoreshës me prezencën e saj dhe të cilën e falënmderoi nga zemra”, ka shkruar Mire Zeqiraj Pajazitaj.
Në anën tjetër, edhe Mejreme Kuqi Ismajli ka treguar për emocionet që i kanë përcjellë shoqet e klasës gjatë këtij takimi jubilar.
Postimi i plotë i zonjës Mejreme Kuqi Ismajli:
40 Vjetori i Maturës
Gjersa mendoja si ta filloj këtë shkrim në këtë ambient aq te mrekullueshëm me këtë bukuri natyrore e me gurgullimën e Drinit te bardhe dhe cicërimën e zogjve e qe mua me ngjante si një Simfoni.
I bëra pyetje vetes se a ka vend me te bukur ne botë se vendi im ?
-Apo vendlindja është gjithmonë e bukur, ne çdo kohë dhe në çdo stinë.
Dhe ne çast seç mu kujtua një këngë nga muzika e lehte e
viteve qe me mall e ndiqnim ne Televizionin Shqiptar. E ne me ato këngë u rritem u edukuam qe ta duam vendin tone. Po përpiqem ta rikujtoj
*
Është kjo mbrëmje kaq e ngrohtë
na ndez ëndrra të mëdha
ja ku vijnë me radhë shokët
pas kaq vitesh takohemi me mall
*
Dhe ne me te vërtetë u takuam me mall u përqafuam me aq dashuri. sikur donim ta nxirrnim gjithë at mall për njëra tjetrën për vitet që ishim bashkë
Dhe ja si në kënge me radhe vinin shoqet e për kënaqësinë tonë erdh edhe Drejtoresha e shkollës Hadije Hoxha, kurse per shkaqe shëndetsore mungoi kujdestarja Drita Naxhiu te ciles i deshrojme shendet.Tamam u bëmë si atëherë si dyzet vite me parë.
U bene dyzetë vite, sa shpejt kaluan, tani me jemi nëna dhe gjyshe, por ne mes veti jemi prapë ato shoqet e mira te Shkollës se mesme te mjekësisë. Ato çapkënet e Mitrovicës e qe sot pos nostalgjisë për te kemi edhe dhimbje.
Shkolla jonë padrejtësisht ka mbet ne pjesën e ndarë te Mitrovicës.
Jemi po ato qe dikur me çapkënllëqet e rinise edhe mund te çuçurisnim diç për ndonjë simpati apo dashuri. Por me një dëshirë dhe vullnet për jetën për një te ardhme tonë.
Te gjitha këto i kujtoj sot ne këtë takim jubilar te dyzetin. Ne këtë ambient aq te bukur. E ne sikur u kthyem ne at kohë ne at moshe ne ato vite. Sikur me dalin parasysh ato çupat ato mantel bardhat e shkollës.
E sot u çmallem bashkërisht, biseduam e nuk u ngopem asnjë çast. biseduam, për punën për jetën për fëmijët, për nipa e mbesa, por assesi te ndahemi nga kujtimi i çasteve te rinisë se praktike sikur atëherë kur ishim nxënëse. Sa u kënaqem. Sa na solli mall dhe nostalgji.
Dhe pas gjithë kësaj vjen dhe ndarja. Edhe na rrodhi ndonjë lot ne sy. Me dëshirën qe prapë te takohemi sërish..
Sa shpejt shkuan këto ore. Si një ëndërr na dukej aq shpejt shkoi, me te vetmen dëshirë qe ne te takohemi prapë.
Dhe per fund s’ka se si te mos i falenderoj organizatoret e ketij manifestimi sa simbolik aq edhe te dashur si Mire Zeqiraj Pajazitaj, pastaj Halime Gashin, Ajshe Mavraj, Ganimete Berisha, Fatime Ismajli, si dhe ndonji ndoshta që s’po me kujtohet per momentin
Faleminderit shoqe uroj te takohemi edhe ne jubile te te tjera.
Shendet dhe mireqenje. Mire u takofshim prapë
Radac,
10 gusht 2019



















