Ngjarje si në filma në Kaçanik: Grabitësit e lidhin gruan, e sulmojnë dhe ia marrin kasafortën

Një grabitje me armë të ftohet ka ndodhur në fshatin Gjurgjedell të komunës së Kaçanikut të shtunën rreth orës 22:00.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Viktima femër kosovare ka raportuar se tre persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e saj dhe e kanë lidhur me lidhëse plastike.

Më pas e kanë sulmuar edhe fizikisht dhe nën kërcënimin e armës e kannë detyruar që t’ua tregojë vendin e kasafortës.

Të dyshuarit kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.