Ngjarje e rëndë: Vdes një 35 vjeçar në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, një 35 vjeçar ka vdekur në vendin e punës pasditen e sotme.

35 vjeçari nga lëndimet e marra nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në QKUK, pavarësisht ndihmës së mjekëve për ta shpëtuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ku më pas 35 vjeçari ishte dërguar me urgjencë në QKUK, por i njëjti nuk ka arritur t’i mbijeton plagëve të rënda trupore.

Policia ka deklaruar se rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.