Nga nesër shi e breshër, temperaturat bien për 10 gradë

Profesori i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj gjatë një prononcimi për EkonomiaOnline, thotë se nga dita e nesërme do të ketë reshje të shiut, breshër por edhe erëra.

Ndërsa temperaturat sipas tij do të zbresin për 10 gradë celsius.“Temperaturat sot në ora 12 ka qenë 31 grade, po flasim gjithmonë për matjen profesionale.

Kjo gjendje sinoptike do të jetë e qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme dhe nga dita e nesërme do të fillojnë reshjet e shiut dhe do të këtë një ulje të theksuar të temperaturave dhe do të zbret për 10 gradë celsius temperature maksimale dhe ajo minimale do të zbresë për 5 grade celsius. Gjatë ditëve në vijim temperatura minimale do të luhatet nga 11-18 gradë celsius dhe maksimalja nga 22-25 grade celsius”, thotë ai.

Tahirsylaj thotë se do të ketë shkarkime atmosferike dhe në disa lokalitete do të ketë breshër dhe erëra në Veri-Lindje.“Do të ketë shkarkime atmosferike, përkatësisht edhe breshër në disa lokalitete, meqenëse Kosova bën pjesë në aktivitetin e reve breshër formuese dhe nuk ka sistem të mbrojtjes kundër breshrit sepse gjatë lutës janë shkatërruar dy qendrat kryesore ajo në Klinë dhe ajo në pjesën e Gollakut.

Këto procese të temperaturave të larta vinë nga dy procese instilacioni rrezatimi i diellit dhe radiacioni rrezatimi i tokës|, thotë ai.

Në bazë të të dhënave meteorologjike, Tahirsylaj thotë se temperaturat e larta nuk do të kthehen më këtë vit.“Temperaturat e larta nuk do të rikthehen, sepse sipas bazës së të dhënave meteorologjike muaji Korrik është më i nxehti. Por për ngritjen e temperaturës ka një seri faktorësh që ndikojnë si, mos prerja e pyjeve sepse degradimi i pyjeve rezulton edhe në rritjen e temperaturës për arsye se këtu ka një bilanc të energjisë”, thotë ai.

Temperatura të larta janë shënuar në të gjithë rajonin e Ballkanit.

loading…