Nga nesër rënie drastike e temperaturave në Kosovë…

Nga dita e nesërme, një front i ftohtë me masa më të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të filloj të kaloj mbi rajonin tonë, që do të zbres ndjeshëm temperaturat nën vlera mesatare. Vransirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe të reshura të dobëta shiu, kryesisht ditën e enjte.

Nga dita e premte dhe fundjavë fusha anticiklonike mbi Europën qëndrore do të fuqizohen edhe mbi rajonin tonë, që do të sjellin kthjellime, e temperaturat maksimale do të fillojnë të ngrihen gradualisht përreth vlerave mesatare. Ditën e shtunë, vende-vende priten mundësi edhe për ngrica të lehta.

18.09.2019 – Më ftohtë, pjesërisht vranët dhe me erë. Erë e mesatare dhe e fuqishme nga verilindja 6-14m/s, me hove deri në 17m/s. Indeksi UV: 5.
19.09.2019 – Ftohtë, vransira dhe intervale me diell. Vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-10m/s. Indeksi UV: 5. /prishtinaweather/

loading…