Zyrtare: Nga nesër prodhuesit e miellit ndalojnë prodhimin

Shoqata e Mullistëve të Kosovës thekson se duke marrë parasysh se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike më datë 30 Mars 2020 ka marrë vendim për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020 nuk pajtohet me vendimin e Ministres për pezullimin e vendimit të sipërcekur.

Kjo shoqatë potencon në reagimin e saj se me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve serbe dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkon nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, Rozeta Hajdari, ministre, MEPTIS, urgjentisht të anulojë vendimin për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020.

Prodhuesit e miellit kanë paralajmëruar se nga nesër do të ndalin prodhimin deri në anulimin e këtij vendimi.

të kundërtën, me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 Prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulmin e vendimit. Në rast se zyrtarët qeveritar në krye me Kryeministrin e konsiderojnë të nevojshme, ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të ju prezantojme më në detaje rreth situatës aktuale në lidhje me çeshtjen e përmendur më lartë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Shoqatës së Mullistëve.

Arsyet për mospajtim të kësaj shoqate i gjeni si në vijim:

Vendosja e masës në vitin 2017 është bërë duke u bazuar në ligjin 04/L-240, për masat antidaming dhe masat kundërbalancuese pas një periudhe hetimore nga zyrtarët e qeverisë përreth 1 viti; Vendosja e masës është dëshmuar të jetë shumë efektive në mbrojtje të përpunuesve dhe bujqve të Kosovës. Mielli i cili importohet në Kosovë, kryesisht importohet nga Serbia dhe me çmime më të ulëta se sa kostoja e prodhimit për shkak të subvencionimit që bëhet për eksportuesit nga shteti i Serbisë
Të rikujtojmë zyrtarët qeveritar se produktet e subvencionuara kur eksportohen nuk i nënshtrohen marrëveshjes së CEFTA dhe për këto produkte duhet marrë masa sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës; Rrjedhimisht kjo situatë i vendos përpunuesit e grurit në Kosovë në pozitë jo të drejtë në tregun e Kosovës dhe rrezikon egzistencën e tyre.

Në rast të tillë, përpos përpunuesve të grurit të cilët rrezikojnë të mbyllen, do të afektohet komplet prodhimtaria e grurit në Kosovë e mbi 40 mijë bujqëve prodhues të grurit; Shoqata e Mullisëve të Kosovës Shumë punëtor të cilët janë të punësuar në industrinë e përpunimi të grurit në Kosovë si dhe një numër shumë i madh i të vetëpunësuarve, respektivisht bujqëve do të mbesin pa punë. Kështu do të rritet papunësia në Kosovë; Duke mos pasë mundësi përpunuesit e grurit në Kosovë të konkurojnë me produkte të subvencionuara që importohen në Kosovë, në këtë rast mielli, prodhuesit dhe përpunuesit vendor do të mbyllen. Në këtë mënyrë, afektohet siguria e ushqimit në Kosovë si dhe do të rritet varshmëria e Republikës së Kosovës nga importet për produktin elementar me të cilin ushqehet popullata e saj.

Andaj, me qëllim që prodhuesit e miellit dhe bujqit prodhues të grurit në Kosovë të mos mbesin në mëshirën e eksportuesve sërbe dhe të vazhdojnë të dëmtohen, kërkojmë nga Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe nga Znj. Rozeta Hajdari, Ministre, MEPTIS, urgjentisht të anulojnë vendimin për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ref. 01 nr.15 i 19 Tetorit 2017, i korrigjuar me vendimin e Ministres nr. 01/06 të 25 Marsit 2020.

Në të kundërtën, me keqardhje i njoftojmë qytetarët e Kosovës se nga data 1 Prill 2020, të gjithë prodhuesit e miellit në Kosovë do e ndalin prodhimin deri në njoftimin e ardhshëm, respektivisht deri në anulmin e vendimit. Në rast se zyrtarët qeveritar në krye me Kryeministrin e konsiderojnë të nevojshme, ne jemi të gatshëm të takohemi dhe të ju prezantojme më në detaje rreth situatës aktuale në lidhje me çeshtjen e përmendur më lartë.