MPJD

Nga MPJD-ja thonë se Kosovës do t’i vijnë shumë shpejt njohje të reja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka hartuar strategjinë për njohje të reja. Krahas kësaj, Kosova shumë shpejtë pritet të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete.

Këto i bëri të ditura, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në tryezën e diskutimit të organizatës joqeveritare “PIPS”, Ahmeti, sa i përket anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja tha se s’ka moratorium.

“Kemi vendosur një listë prioritetesh dhe kur të është koha e duhur do të aplikojmë”, tha ai të martën.

Duke paraqitur punën e diplomacisë në 1 vit qeverisje, Ahmeti tha se qëllim më i madh ka qenë funksionalizimi dhe riorganizimi i MPJD-së.

Më kritike për punën e diplomacisë kosovare u shpreh nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ndërkohë, profesori në Universitetin e Dublinit, Gëzim Visoka, tha se në vitin 2021 s’ka pasur zhvillime në politikën e jashtme dhe më shumë ka pasur politika të mirëmbajtjes së raporteve.