Nga larja e fytyrës e deri te garderoba luksoze, Bebe Rexha tregon rutinën e mëngjesit në shtëpinë e saj në Los Angeles

Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në TikTok, duke publikuar shpesh herë për fansat video të ndryshme nga jeta e përditshme e saj apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, 32-vjeçarja ka publikuar për ndjekësit e saj të TikTok-ut një video, duke treguar një ditë të zakonshme nga jeta e saj.

@beberexha

My morning routine 💗

♬ Lofi & Chill (Instrumental) – ChillHop

Që nga larja e fytyrës dhe dhëmbëve në mëngjes e deri tek veshja dhe rregullimi për të shkuar në studio, Rexha u ka treguar fansave se çfarë bën zakonisht në një ditë të thjeshtë në Los Angeles.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Teksa ka publikuar këtë video, artistja ka zbuluar edhe disa nga ambientet e shtëpisë së saj luksoze, e cila ka vlerën e afro dy milionë eurove.

Këngëtarja e hitit “Last Hurrah” tregoi se ka një garderobë gjigante me veshje të shumta nga markat e të gjitha llojeve.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

E njëjta posedon edhe një veturë luksoze, të cilën preferon ta vozitë vetë, me gjithë statusin e yllit hollivudian që ka.