Makineritë për pastrimin rrugës nga bora ishin aktivizuar gjatë ditës së hënë në rajonin e Shtërpcës.

Por, policia e rajonit të Ferizajt ka vlerësuar se një pjesë e magjistrales në Drejkovcë të kësaj komune nuk ishte pastruar si duhet rreth mesditës, njofton Klan Kosova.

Për këtë arsye i ka shqiptuar gjobë kompanisë “Sallahu” që është përgjegjëse për këtë punë.

Mirëpo, pronari Nahim Sallahu nuk është në dijeni se çfarë thotë policia. Ky po thotë se nuk kishte arsye pse të gjobitej pasi rruga është pastruar. Ai po dyshon se kjo po i bëhet me qëllim.