“Nga Kanadaja për të votuar 100% shtet”

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi me një simpatizant të kësaj partie që ka ardhur të votojë nga Kanadaja për koalicionin 100% shtet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, Daut Haradinaj, që thotë se Muja ka ardhë në Kosovë së bashku me shokët nga Kanadaja për të votuar konceptin 100 %.

I njejti ka falenderuar diasporën për mbështetjen e madhe që po i dhëjnë këtij koalicioni nga Evropa, Amerika e gjithandej globit

Shkrimi i plotë:

Me Mujen me shokë që kanë ardhë nga Kanadaja për ta përkrahur konceptin shtet 100%.
Falemnderit diasporë për mbështetjen e madhe që po e jepni, nga Evropa ,Usa e gjithandej globit.
6 Tetori do jetë dita e madhe për Kosovën.
DH

loading…