Krahasimi

Nga 19 komuna në 4 – rënia drastike e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës kulmin e saj e kishte më 2007.

Kishte fituar gjithsej 19 komuna në zgjedhjet lokale – duke qenë kështu e para në vend me 34.3% ose 196 mijë e 207 vota.

Atë kohë PDK nën udhëheqjen e Hashim Thaçit kishte “marrë” marrë Drenasin, Skenderajn, Shtërpcën, Zubin Potokin, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Kamenicën, Mitrovicën, Lipjanin, Rahovecin, Prizrenin, Shtimen, Suharekën, Ferizajn, Vitinë, Vushtrrinë dhe Malishevën, shkruan Insajderi.

Dy vjet më pas, më 2009, në zgjedhjet komunale PDK kishte rënë në 13 komuna, por vazhdonte të ishte partia e parë. Kishin fituar Drenasin, Skenderajn, Shtimen, Ferizajn, Zubin Potokin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Mitrovicën, Rahovecin, Vitinë, Vushtrrinë, Malishevën.

Ndërsa nëzgjedhjet parlamentare që u mbajtën vetëm një vit më pas, më 2010 – PDK sërish ishte e para dhe kishte marrë 224 mijë e 339 vota ose 32.11%.

Avazi i rënies së PDK-së nëpër komuna vazhdoi edhe më 2013 – kur PDK kishte fituar vetëm në 10 komuna: Drenasin, Skenderajn, Dragashin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Prizrenin, Vushtrrinë, Kaçanikun dhe Lipjanin.

Në zgjedhjet për Parlament të mbajtura më 2014, partia që vazhdonte të drejtohej Thaçi kishte marrë 30.38% të votave ose 222 mijë e 181 vota.

Viti më i “rëndë” i PDK-së duket të jetë më 2017 – kohë kjo kur udhëheqjen e PDK-së e kishte marrë Kadri Veseli – nga 10 komuna sa kishte kjo parti tashmë kishte fituar vetëm në pesë prej tyre.

Ngjashëm ndodhi edhe më 2019, PDK në zgjedhjet e parakohshme, u rendit e treta, ndërsa fitoi vetëm në Mitrovicë, Drenas, Skenderaj dhe Shtime.

loading…