Ylli brazilian

Neymar e cilëson si finale ndeshjen me Napolin

Paris Saint Germain ka dështuar të transmetojë formën e shkëlqyshme në Ligue 1 edhe në Champions League me parisienët që kanë grumbulluar 4 pikë pas 3 xhirove të zhvilluara, dhe ylli i klubit francez, Neymar është i vetëdijshëm se më nuk ka hapësira për gabime.

PSG u mposht nga Liverpooli 3-2 në “Anfield”, ndërsa arriti barazimin në shtëpi përballë Napolit vetëm në minutën e fundit, kurse parisienët rradhiten në vendin e 3-të me një pikë më pak se Napoli që mban vendin e dytë.

Neymar ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij t’i qasen kësaj përballjeje sikur të ishte e fundit në jetën e tyre, ndërsa i pret një atmosferë e zjarrtë nga tifozeria napolitane në “San Paolo”.

“Është një ndeshje e vështirë, do të jetë një finale për ne. E dimë se duhet ta fitojmë këtë ndeshje dhe shpresojmë se mund të marrim rezultat të mirë me një lojë të mirë. Sërish duhet ta marrim këtë takim sikur të ishte i fundit në jetën tonë”, tha Neymar në një pronocim për kanalin zyrtar të tij në Youtube.

Neymar këtë sezon ka shënuar 9 gola në 10 paraqitje në Ligue 1, dhe tre të tjerë në Champions League, hettriku në sfidën kundër Crvena Zvezdës.