Nesër zgjedhet rektori i ri i Universitetit të Prishtinës, këta kandidatë janë në garë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” prej nesër do ta ketë rektorin e ri.

Në garë për të parin e universitetit më të madh publik në vend janë: Blerim Rexha, Faton Berisha dhe Heset Sahiti.

Sipas rendit të ditës që e ka siguruar Reporteri.net mbledhja fillon në ora 10:00.

Fillimisht do të bëhet intervistimi i kandidatëve e më pas anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij universiteti do të votojnë për njeriun që do të drejtojë UP-në për katër vjetët e ardhshme.

Ky është rendi i ditës: