Kuvendi i Kosovës nesër do të mban seancë të jashtzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ku do të shqyrtohet pako e ligjeve që ndërlidhen drejtpërdrejt me agjendën e reformave evropiane.

Kështu tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë me shefat e grupeve parlamentare.

Ai njoftojë se nesër do të udhëton drejt Finlandës,  pastaj do ta kenë një takim në Belgjikë, në mënyrë që të mundohen t’i bindin edhe ato vende skeptike se procesi i liberalizmit të vizave duhet të ndodhë sepse është një e drejt e qytetarëve tonë dhe se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave. Veseli po ashtu tha se ka një skepticizëm te Franca por shpreson që do të reflektojë.

Ndërkohë, ka folur edhe për paralajmërimet e listës serbe, duke thënë se askush nuk do të ketë mundësi t’i shantazojë.