Kuvendi i Kosovës

Nesër seanca për rezolutën e dialogut me Serbinë

Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca për rezolutën e Dialogut dhe ligjit për dialogun me Serbinë.

Gazeta Express merr vesh se marrëveshja për kalimin e tyre është arritur në mes të Partisë Socialdemokrate dhe maxhorancës.

Sipas rezolutës e cila pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismës Socialdemokrate.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej javën e shkuar por se nuk ishte mbajtur.