Nesër protestohet në Kaçanik kundër ndotjes së lumit Nerodime

Qytetarët e Kaçanikut ka kohë që po përballen me erë të keqe, si pasojë e ndotjes së Lumit Nerodime.

Për këtë kanë paralajmëruar se nesër (e mëkurë) do të mbajnë protestë para Komunës për të kërkuar një zgjidhje.

Arsyesja e kësaj proteste është që të ndërmerren urgjent masa kundër kurtërbimit të lumit Nerodime, shkruhet në njoftim, derisa shtohet se tashmë kjo situatë ka arritur në nivel alarmant dhe erërat janë bërë të padurueshme.

Organet komunale, shtohet tutje, nuk kanë ndërmarrë asgjë për të paralajmëruar këtë gjendje.
Protesta do të fillojë prej orës 10 dhe do të zgjasë gjysmë ore.

Raportohet ndërkaq se Kaçaniku po përballet tash e një kohë me këtë gjendje.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Njoftim
Për protestë urgjente kundër qelbjes.
Ju njoftojmë se të mërkuren, më 14. 08. 2019, do të protestohet para Komunës në Kaçanik.

Arsyeja e kësaj proteste është që urgjent të ndërrmeren masa kundër kutërbimit të lumit Nerodime, i cili tashmë ka arritë në nivel alarmant dhe erërat e rënda janë bërë të padurueshme.

Organet komunale nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar ose sanuar gjendjen edhe pse ky problem na ka shqetësuar qe shumë vite, ne, qytetarëve të Komunës e Kaçanikut.

Protesta do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjase 30 minuta

loading…