Nesër përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës

Disa javë më parë, qyteraët kishin protestuar për vonimin e punimeve në tunelin e Mitrovicës, duke kërkuar që ai të lëshohet për qarkullim më shpejtë.

E këtyre kërkesave, si duket iu kanë përgjigjur edhe Ministria e Infrastrukturës, me shtimin e intensitetit të punës.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, ky tunel do të lëshohet për qarkullim nesër nga ora 14:00, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë:

Të enjten (02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja, me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës.

Ftojmë median Tuaj që të përcjellë ketë aktivitet të MIT. /Ballkani.info