Neser në Kuvend votohet buxheti për vitin 2022

Për ditën e nesërme (e premte) Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar dy seanca.

Në seancën e dytë që do të mbahet nga ora 11:00, në pikën e parë të rendit të ditës dhe e vetmja, do të vendoset në votim në lexim të dytë Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, në seancën e parë, pika e parë dhe e vetme e rendit të ditës do të jetë adresimi i presidentes Vjosa Osmani drejt deputetëve në Kuvend.

Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu, në seancën e dytë do të shqyrtohen edhe pika të papërfunduara të seancës së kaluar.