21 prill

Nesër në Baballoq shënohet 26 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Dukagjin

Këtë të diel, më 21 prill, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Baballoq do të shënohet 26 vjetori i nisjes së luftës frontale të UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Kjo ditë njihet edhe si “Beteja e Baballoqit”. Në këtë ditë do të bëhen edhe homazhe për të rënët në altarin e lirisë. Homazhet do të nisin në orën 11:00.

Njoftimin e ka bërë Florim Mataj, njëri nga udhëheqësit e luftës në Baballoq.