Nesër, e mërkure, do të mbahet eventi i madh i muzikës në Britani, “Brit Awards”.
Edhe në këtë event, konkurrente për çmimin në kategori të caktuar janë edhe Dua Lipa dhe Rita Ora.
Madje, dy këngëtaret nga Kosova, në një kategori janë konkurrente.
Te kategoria “British Viedo of the Year” (Videoja e vitit) Dua konkurron me klipin e “IDGAF”, ndërsa, Rita me “Let You Love Me”.
Po ashtu, Dua është e nominuar edhe në kategorinë “British Single of the Year” (Kënga solistike e vitit).
Lipa ka hedhur disa fotografi në Instagram nga provat e përformancës së nesërme dhe tha se mezi po pret që të performojë në këtë event.









