Nëse iu dhemb kjo pjesë e trupit, ju mungon vitamina D

Dhembja e nyjave, kërdhokullave e gjunjve janë tri prej simptomave të para të mungesës së vitaminës D.

Hulumtimet tregojnë se personat të cilët vuajnë nga avitaminoza (mungesa e vitaminës) në fjalë  kanë simptoma të ngjashme me artritin. Por, në një konstatim tjetër mjekësor thuhet se mungesa e kësaj vitamine mund të jetë shkaktare për shfaqjen e osteoporoses, sëmundje me incidencë e prevalence 18 për qind në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Krahas dhembjes së nyjave, mund të shfaqen edhe simptoma të tjera për shkak të mungesës së vitaminës D, të cilat përfshijnë: infeksionet, problemet me traktin gastrointestinal, humorin depresiv dhe brishtësinë në eshtra.

Vitamina D është përbërës i rëndësishëm, e cila arrihet nëpërmjet rrezeve të diellit, por edhe në artikuj të caktuar ushqimor, siç janë: qumështi, drithërat, lëngu i portokallit, vezët dhe më së shumti në vaj peshku.

Nëse ndieni ndonjë nga këto simptoma, është me rëndësi që sa më parë të kërkoni ndihmën e mjekut.