Nëse e shihni apo keni informacione rreth këtij personi lajmëroni policinë

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim nga qytetarët për të dhënë ndonjë informacion rreth Bujar Demajt nga Tropoja për të cilin është lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Demaj është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· BUJAR (Qerim) DEMAJ i lindur me 24.03.1973 në fshatin Papaj Tropoje- Shqipëri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

· 1- (një) rast për veprën penale “VRASJE E RËNDË”

Ø I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.